Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, portieri Tafas pritet t’i bashkohet Kukësit në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 15:17

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, portieri Tafas pritet t’i bashkohet Kukësit në janar

Portieri i Kukësit, Angelo Tafas i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit që ka pësuar pak ditë më parë në stërvitje. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

99

Ata bëjnë të ditur se operacioni ka shkuar mirë dhe se Tafas pritet ti bashkohet ekipit në janar. Ndër të tjera ata i kanë dhënë kurajo duke i thënë që të kthehet edhe më i fortë.

Postimi i plotë

Portieri Angelo Tafas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në menisk, pas dëmtimit që ka pësuar pak ditë më parë në stërvitje.
Gardiani i portës sonë e ka kaluar me sukses këtë sfidë dhe në janar pritet t’i bashkohet skuadrës
Rikthehu edhe më i fortë @tafasangelo ???

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"