Itinerari i Kombëtares/ Stadiumet, tifozët kuqezi do të shëtisin 745… kilometra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 21:57

Itinerari i Kombëtares/ Stadiumet, tifozët kuqezi do të shëtisin 745… kilometra

Në këto momente po të hyjmë dhe të klikojmë për një biletë avioni drejt Gjermanisë në qershorin e verës së ardhshme, do të kushtojë 300, 400 apo 500 euro, vetëm vajtje. Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj të grupit në tri qytete të ndryshme dhe për këtë, gazeta ka bërë një hulumtim se sa larg ndodhen stadiumet që kuqezinjtë do të luajnë tri sfidat e tyre, ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

tifozet-ne-stadium-feste-kombetarja-4

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 15 qershor, ditën e dytë të Europianit pas ndeshjes hapëse, dhe luhet në Dortmund. Një stadium me kapacitet prej 62 mijë vendesh, pasi në këto ndeshje do të zvogëlohet. Ai është i famshëm falë tribunës së tij të quajtur “Muri i verdhë” dhe emri ndryshe është “SIGNAL IDUNA PARK”.

1

Ekipi vendës është Borusia Dortmundi dhe ky stadium është ndërtuar në vitin 1974 dhe pa pësuar 4 rinovime, teksa kostoja ka kaluar mbi 200 milionë euro. Përmasat e fushës janë 105 me 68 metër dhe do të luhen gjithsej gjashtë ndeshje të Europianit, përfshirë edhe një gjysmëfinale. Nga Dortmundi te ndeshja e radhës që do të luajë Shqipëria në Hamburg, është një distancë prej 342 kilometrash.

HAMBURG – Volksparkstadion quhet stadiumi ku Shqipëria do të përballet me Kroacinë më 19 qershor. Një stadium me kapacitet 49 mijë vendesh që është hapur në vitin 1953, por është tjetërsuar në rinovimin e vitit 1998.

2

Skuadra vendëse është Hamburgu dhe këtu do të luhen pesë ndeshje, përfshirë këtu edhe një çerekfinale. Distanca nga ndeshja e radhës që do të zhvillojë Kombëtarja shqiptare në Dyseldorf, është 403 km.

DYSELDORF- Emri ndryshe është Merkur Spiel-Arena dhe ky stadium është ndërtuar në vitin 2004, me një vlerë prej 240 milionë eurosh. Kapaciteti i tij është 47 mijë vende dhe ekipi është Fortuna Dyseldorfi.

3

Përmasat e fushës janë ndryshe nga dy të parët, teksa është 100 me 70 metër. Edhe këtu do të luhen 5 ndeshje të Europianit, po ashtu edhe një çerekfinale.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"