Italiani Xhanfranko Zola: Zhiru, ju shpjegoj çfarë e bën kaq të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 16:34

Italiani Xhanfranko Zola: Zhiru, ju shpjegoj çfarë e bën kaq të veçantë

Xhanfranko Zola, ish-ndihmës trajner tek Çelsi edhe në kohën kur atje lunate Olivie Zhiru, ka dhënë një intervistë në të cilët ka veçuar pikërisht numrin 9 të Milanit.

gianfranco-zola-semua-orang-senang-satu-tim-dengan-giroud

Elozhe nga ana e ish-fantazistit për francezin, për të cilin ka thënë: Olivie është para së gjithash një profesionist i shkëlqyer, inteligjent dhe gjithmonë korrekt. Ai nuk ankohet kurrë, edhe kur ulet në stol e mund të kishte arsye për t’u ankuar. Olivier është një nga ata sulmues të dashur nga shokët e tij, mesfushorët sulmues dhe sulmuesit e dytë, sepse është shumë i mirë për t’i vendosur ata në një pozicion goditës”.

Zola e njeh mirë sepse siç thamë kanë punuar bashkë, por italiani ka edhe nuhatje për sulmuesit me peshë. “Zhiru është i rrezikshëm dhe nuk dëshiron të jetë protagonist me çdo kusht. Vërtet nuk është i shpejtë dhe nuk shënon 30 gola për kampionat, por është tejet i dobishëm për manovrën sepse di të mbrojë topin, të ngrejë skuadrën dhe të krijojë hapësira. Milani ka bërë një goditje cilësore duke e afruar një vit më parë”, përfundoi Xhanfranko Zola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"