Italia U19 pret për miqësore Shqipërinë e Cungut me juventinin që ua mori nga duart kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 9:59

Italia U19 pret për miqësore Shqipërinë e Cungut me juventinin që ua mori nga duart kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit U19 do të luajë të mërkurën e ardhshme një ndeshje miqësore kundër Italisë në qendrën e ekipeve kombëtare italiane në Koverçiano,. Një miqësore luksi ndaj një kundërshtari shumë të fortë ku Armando Cungu mund të shohë lojtarët që ka në dispozicion ndërsa përgatiten për pjesëmarrjen në eliminatoret e Europianit.

luis hasa

Por edhe një mundësi për të parë nga afër një lojtar i cili në fakt mund të ishte me fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për mesfushorin Luis Hasa, i cili po bën emër në Itali duke luajtur me skuadrën e të rinjve të Juventusit. Djaloshi, i cili në të kaluarën është testuar edhe në përfaqësueset e moshave të Shqipërisë por nuk ka veshur fanellën e saj, ka bindur edhe Françesko Totin, i cili e ka marrë në menaxhim në kompaninë e tij.

hasa toti

Italia ka përfituar nga hezitimi i Shqipërisë dhe ka bërë lojtarin pjesë të kombëtares U18, duke e përfshirë edhe në Lojërat Mesdhetare një muaj më parë. Tashmë ai është pjesë e grupit të ri të Italisë U19, që do të nisë rrugëtimin e saj pikërisht me miqësoren ndaj Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"