Italia U17 bëhet gati për Europianin, grumbullon futbollistin që ia “vodhi” Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 21:13

Italia U17 bëhet gati për Europianin, grumbullon futbollistin që ia “vodhi” Shqipërisë

Përfaqësuesja italiane U17 ka nisur përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në fazën e parë të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe me trajnerin Bernardo Korradi i cili ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar. Një listë ku nuk mund të mungonte dhe një futbollist të cilin Italia ia ka vjedhur Shqipërisë.

ramaj

Pjesë e listës së madhe të saj është edhe mbrojtësi shqiptar Gabriel Ramaj, një futbollist i cili aktualisht është pjesë e akademisë së Atalantës. Një lojtar i cili mendohet se do të jetë në grupin përfundimtar prej 20 emrash që do të marrin pjesë në turne me të kaltrit.

Ramaj në të kaluarën është grumbulluar me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë dhe në vitin e kaluar ka luajtur dhe 3 ndeshje miqësore me U17 të drejtuar nga Ervin Bulku, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në një prej tyre. Por italianët kanë pikasur talentin e tij dhe ia dolën të bindnin familjarët e djaloshit që të vishte fanellën e kaltër në të ardhmen. Kështu, Ramaj, në vend që të shkojë në eliminatoret e Europianit me Shqipërinë, do të shkojë atje me Italinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"