Italia në “grupin e ferrit” përkrah Shqipërisë, Spaleti: Këto mund të ishin ndeshje çerekfinalesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 22:33

Italia në “grupin e ferrit” përkrah Shqipërisë, Spaleti: Këto mund të ishin ndeshje çerekfinalesh

Grupi B i EURO 2024, ku rreshtohet edhe Shqipëria. cilësohet nga të gjithë si “grupi i ferrit” pasi aty bëjnë pjesë edhe Spanja, Italia e Kroacia. Kjo është një përzierje e cila padyshim që i ka lënë të gjithë të pakënaqur.

spaleti

Për këtë është i bindur edhe trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, i cili ka thënë sot për “Sky Sport” se ndeshjet mes skuadrave të këtij grupi mund të ishin shumë mirë sfida të çerekfinaleve.

“Duke e parë këtë grup, këto mund të ishin ndeshje çerekfinalesh. Por gjithsesi, të gjitha gjërat duhen përballuar. Ne duhet të bëjmë Italinë, jemi Italia ndaj janë ndeshje që duhet t’i luajmë.

Askush nuk do të jetë kurrë i kënaqur kur luan përballë Italisë. Nëse e shohim nëpërmjet syve të të tjerëve, të gjesh Italinë nga vazo e katërt si kundërshtar nuk mund të jetë diçka që i bën të lumtur. Ne duhet të shkojmë atje dhe të tregojmë çfarë nivel skuadre dhe futbolli mund të dhurojmë”, tha sot trajneri i Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"