“Ishte totalisht 11-metërsh”, Duro e ka me gjyqtarin dhe nuk dorëzohet: Kemi kualitet edhe për transfertën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 23:20

“Ishte totalisht 11-metërsh”, Duro e ka me gjyqtarin dhe nuk dorëzohet: Kemi kualitet edhe për transfertën

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, nuk e priste që të komplikohej kaq shumë kualifikimi në turin tjetër të Ligës së Konferencës, edhe pse e niste sfidën ndaj Iskra si favorite. Skuadra kurbinase nuk ia doli të shënonte, një problem që trajneri e ka shpjeguar me mbylljen në mbrojtje të ekipit mik në “Elbasan Arena” e padyshim edhe mosdhënien e një penalltie të dukshme.

SHPETIM DURO

“Kemi pasur vështirësi në finalizim, edhe pse erdhi edhe si një rezultat i mbrojtjes kundërshtare me shumë forca. Nëse nuk shënon në këto situate, loja vështirësohet akoma më shumë.

Mua mu duk totalisht një 11-metërsh, nuk e di se si e ka parë gjyqtari, por janë këto momente që zgjidhin situatën. Për mua ishte penallti”, tha Duro për mediat pas sfidës.

Ai shpjegoi se dëmtimi i Spahiut për fat të mirë nuk ishte problematik, ndërsa insistoi se skuadra do të vazhdonte të ndiqte objektivin e kualifikimit në turin tjetër.

“Dëmtimi i Spahiut është i lehtë, nga bllokimi. Ne dominuam, qarkulluam topin. Qato na u dëmtua në momentet e fundit, por të dy lojtarët që ishin në fushë bënë ndeshje të mirë.

Do të ishte pozitive të merrnim fitoren, por ne do të tentojmë në maksimum, sepse kemi kualitetet e duhura për ndeshjen në transfertë.”, theksoi Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"