Ishin pjesë e skuadrës së Federik Veselit, zbulohet “baza” e radhës e futbollistëve-bastexhinj në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 18:51

Ishin pjesë e skuadrës së Federik Veselit, zbulohet “baza” e radhës e futbollistëve-bastexhinj në Itali

Skandali i futbollistëve-bastexhinj në Itali vazhdon të zgjerohet dhe sigurisht, nuk janë vetëm ata të Serisë A të përfshirë. Mediat italiane kanë bërë të ditur se policia ka zbuluar një tjetër ”bazë” lojtarësh që vinin baste për ndeshjet e futbollit online, pasi të gjithë kishin qenë vitin e kaluar pjesë e të njëjtit klub.

22bdbc1464d15d74ac6135208054ac43-76812-oooz0000

Gazeta “Il Matino: ka bërë të ditur se Guardia Di Finanza ka kontrolluar një ditë më parë shtëpinë e futbollistit të Beneventos, Kristian Pastina, duke i sekuestruar disa pajisje elektronike. Futbollisti, para hetuesve ka deklaruar se në fakt bastet i vendoste Gaetano Leticia, tani në huazim te Feralpisalo.

Përveç tyre janë të hetuar edhe sulmuesit Masimo Koda dhe Françesko Forte, aktualisht pjesë përkatësisht e Kremonezes dhe Kozencës.

Ngjarjet për të cilat të gjithë janë në hetim, i përkasin sezonit të kaluar, ku të gjithë ishin pjesë e Beneventos, klub i cili pavarësisht pritshmërive të mëdha, përfundoi nga pretendent për ngjitjen në Serinë A, në rënien në Serinë C. Pjesë e kësaj skuadre në sezonin e kaluar ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Frederik Veseli, ndërsa trajner i ekipit në pjesën e parë të sezonit ishte ish-fituesi i “Topit të Artë”, Fabio Kanavaro.

Mbrojtësi shqiptar u largua nga klubi italian pas rënies në Serinë C, teksa tani është pjesë e Fatih Karagumruk në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"