“Ishim përgatitur edhe për penalltitë”, Tetova në “Panorama TV”: E merituam plotësisht Kupën, shumë lojtarë do të largohen në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 16:58

“Ishim përgatitur edhe për penalltitë”, Tetova në “Panorama TV”: E merituam plotësisht Kupën, shumë lojtarë do të largohen në verë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për triumfin në Kupë si dhe për merkaton.
jkdg fhjkg

“Kjo ishte një ndeshje ndryshe nga kampionati, nuk është se Tirana kishte mungesa pasi çdo lojtar jep maksimumin. Ne e merituam titullin pasi kemi bërë një ecuri të mirë në Kupë. Dje ka qenë një entuziasëm i madh, sot më duket një ditë normale pasi kemi marrë pushimet. Kemi shkruar historinë e  një qyteti të vogël, nuk do të mjaftohemi me kaq por do të kemi vazhdimësi. Përveç pjesës së parë, çdo gjë foli për ne më pas. Edhe pse me 10 lojtarë ata na vunë në vështirësi, e merituam Kupën nga pjesa e dytë e pas. Një finale e bukur është kur je 11 ndaj 11, nuk më erdhi mirë që futbollisti i Tiranës u ndëshkua me të kuq. Me kalimin e minutave u përmirësuam.

Ishim përgatitur për penalltitë. Patëm më shumë kohë se Tirana për tu përgatitur, por nuk ka qenë e lehtë për të karikuar futbollistët. Tirana është ekip kampion, nuk besoj që ju ka ndikuar pjesa e kampionatit. Nuk mund të bëj hamendësime, ata kishin vetëm avantazhin e kupave ndërsa ne ishim të uritur.

Duhet të jemi me këmbë në tokë, për sezonin e ardhshëm, do të ruhet grupi do të shohim çfarë elementi të ri mund të sjellim në ekip. Disa lojtarë kanë shprehur dëshirën për tu larguar. Na duhet një mentalitet fituesi, çdo lojtar duhet të kuptojë aftësitë dhe çfarë mund të japë në fushë.

Do të bëjmë maksimumin në Kupat e Europës, do të luajmë ndeshjen e parë dhe më pas do të shohim se çdo të ndodh. Dje iu thash djemve pas finales: “Misioni është kryer me sukses”. Kemi qenë të saktë në Kupë dhe e merituam”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"