Ish-trajneri i bavarezëve, Van Gal: Kompani? Jam i befasuar, unë mendoj që gjërat nuk po shkojnë aq mirë te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 17:51

Ish-trajneri i bavarezëve, Van Gal: Kompani? Jam i befasuar, unë mendoj që gjërat nuk po shkojnë aq mirë te Bajerni

Vincent Kompani është zyrtarizuar pak ditë më parë si trajneri i ardhshëm i ekipit të Bajern Mynihut. Një zgjedhje nga klubi bavarez që nuk u vlerësua nga të gjithë. Për këtë ka folur edhe vetë ish-trajneri i gjermanëve, Luis Van Gal, ku një një intervistë për “Sky Sport” shprehet i befasuar nga ky vendim:

0022190dec450f0ca5f132

“Isha shumë i befasuar sepse u shfaqën shumë emra në media, por jo i tiji. Kompani është një trajner i ri dhe nuk ka shumë përvojë. Ata gjithmonë kanë qenë strik në zgjedhjet e trajnerëve. Unë mendoj se gjërat nuk po shkojnë aq mirë te Bajerni.”

Van Gal ka qenë trajneri i Bajernit gjatë sezoneve 2009-2011 ku fitoi 1 Bundësligë dhe 1 Kupë gjermanie.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"