Ish-sulmuesi zikaltër, Diego Milito: Interi mund të përsërisë suksesin e këtij sezoni. Konte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 21:57

Ish-sulmuesi zikaltër, Diego Milito: Interi mund të përsërisë suksesin e këtij sezoni. Konte…

 Diego Milito i ka thurur elozhe Interit për sezonin që ka zhvilluar në sezonin që lamë pas, ndërsa për vitin tjetër parashikon një garë të fortë edhe për shkak të prezencës së Antonio Kontes në ekipin e Napolit.

MILITO

“Unë e ndjek gjithmonë Interin sepse është skuadra e zemrës. Kanë bërë një kampionat të shkëlqyer dhe e merituan fitoren e titullit kampion. Shpresoj që të vazhdojnë kështu. Napoli? Në fillimin e sezonit ka pasur pak probleme për disa dëmtime të shumta, por edhe Napoli është një ekip i madh dhe mendoj se do të jetë protagonist në këtë sezon.

Antonio Konte si trajner është një rival i fortë dhe i vështirë për të gjithë. Konte me Napolin mund t’i hapë punë çdo skuadre në Itali dhe jo vetëm”, përfundoi heroi i Interit të “Tripletës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"