Ish-sulmuesi i Partizani lirohet nga burgu pas 3 muajsh mes hekurave: Ju kërkoj falje të gjithëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 23:25

Ish-sulmuesi i Partizani lirohet nga burgu pas 3 muajsh mes hekurave: Ju kërkoj falje të gjithëve (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, është liruar nga burgu dje, pasi për tre muaj ishte i arrestuar në Tiranë, mbi dyshimet se kishte dhunuar një femër, në kohën që ishte pjesë e Partizanit. 

solomon

Sulmuesi i cili ka kontratë me Gjilanin e trajnerit Zekerija Ramadani, me të dalë nga burgu ka reaguar me anë të një videomesazhi, duke treguar keqardhjen e tij me rastin e ndodhur. 

Solomon i cili luajti gjatë viteve 2019-2021 me Partizanin, tashmë është i gatshëm për të ndihmuar Gjilanin, në përmbushjen e objektivit që është Europa. 

Melo Solomon Partizani

27-vjeçari me shumë gjasë do të jetë pjesë e skuadrës në këto dy ndeshje të fundit të sezonit edhe pse nuk dihet se si qëndron me formën e tij fizike. 

Ai në videomesazhin e publikuar në faqen zyrtare të SC Gjilanit, thotë: “Përshëndetje! Këtu është Theophilus Solomon. Jam shumë i lumtur që jam jashtë. Më vjen shumë keq për atë se çfarë ka ndodhur. Dua që t’iu kërkoj falje të gjithëve, tifozëve, menaxhmentit, bordit, bashkëlojtarëve dhe trajnerit. Jam i lumtur që jam jashtë dhe dua të vazhdoj punën të cilën e kemi nisur për të mbajtur Gjilanin të fortë dhe të fuqishëm. Ju faleminderit!”, ishin fjalët e Solomon.

PANORAMSPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"