Ish-sulmuesi i njohur humb gjyqin me gruan, do e dëmshpërblejë me një… pikë karburanti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2023 | 21:08

Ish-sulmuesi i njohur humb gjyqin me gruan, do e dëmshpërblejë me një… pikë karburanti

Ish-sulmuesi i njohur ganez. Asamoah Gian, ka humbur gjyqin që i dha fund telenovelës me ish-bashkëshorten e tij, Gifti. Kjo e fundit, kishte kërkuar që kapiteni legjendar i Ganës, ta dëmshpërblente pasi për vite i kishte mohuar asaj dhe fëmijëve të tij mbështetjen ekonomike.

asdsdasdasdasdasda

Sulmuesi i cili mbante numrin 3, u kthye në një protagonist absolut në Botërorin 2010, për golat por edhe për shkak të penalltisë së humbur në minutën e 120 në ndeshjen ndaj Uruguait, që ndaloi rrugëtimin e përfaqësueses së tij drejt gjysmëfinaleve. Ai bëri karrierë me klube të njohura në Europë e jo vetëm dhe fitoi milion euro.

Por në jetën private u përball me probleme, pasi martesa me Gifti, e kurorëzuar 10 vite më parë, u mbyll para tre vitesh, pasi ai u akuzua për tradhti bashkëshortore. Gian pretendonte se tre fëmijët që kishte me gruan nuk ishin të tijtë, por analiza e ADN-së ka bërë të qartë se ai ishte babai i fëmijëve.

Kështu, një gjykatë në Gana ka vendosur që Gian t;’ japë gruas së tij dy shtëpi, një në Akra në vendlindje dhe një në Britaninë e Madhe. Paralelisht më këtë, do i kalojë gruas dy makina që ka në pronësinë e tij si dhe një shumë prej 2 mijë eurosh në muaj për mbajtjen e tre fëmijëve. Pjesë e dëmshpërblimit të caktuar nga gjyqi është edhe një pikë karburanti, një nga bizneset në pronësi të ish-sulmuesit, në mënyrë që familja të ketë një burim të qëndrueshëm të ardhurash ekonomike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"