Ish-sulmuesi i Bajernit i përulet Çupo-Moting: Është i mrekullueshëm, ka klas botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 22:17

Ish-sulmuesi i Bajernit i përulet Çupo-Moting: Është i mrekullueshëm, ka klas botëror

Forma e mirë e Erik Çupo-Moting ka bërë jehonë deri tek ish-sulmuesi i Bajernit Xhovani Elber, i cili është mahnitur nga forma e 33-vjeçarit kamerunas, aq sa ta cilësojë si të mrekullueshëm.20-fcb-inter-011122-mel

“Falë zotit, drejtuesit nga Mynihu nuk sollën sulmues tjetër në merkato pas zhvendosjes së Levandovskit. Erik mori besimin e plotë nga Nagelsmani dhe me kalimin e kohës po ia shpërblen, jo vetëm në finalizimin e rasteve, por edhe altruizmin ndaj shokëve. Dëshira për të fituar gjithmonë e karakterizon vullnetin e tij”, shtoi braziliani në “Abendzeitung München”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"