Ish-presidenti Morati: Keqardhje për Zhangun, borxhet i mori për… Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 15:53

Ish-presidenti Morati: Keqardhje për Zhangun, borxhet i mori për… Interin

Orët e fundit në shtëpinë e Interit kanë qenë shumë të ngjeshura me festë dhe ndryshime të pronarëve. Sigurisht që edhe një personazh si Masimo Morati ka dashur që të thotë fjalën e tij në lidhje me këtë temë. Ish-presidenti që ka qëndruar në krye të skuadrës për 16 vite i ka dalë në mbrojtje Stiven Zhangut.

morati zhang

“Më vjen shumë keq që përfundoi kështu. E vlerësoj shumë Stiven Zhangun, i ciki ka fituar 2 tituj kampionë si president dhe shumë trofe të tjerë gjatë këtyre viteve. Borxhet që ka marrë dhe nuk i ka shlyer dot kanë qenë për të mirën e Interit, jo për llogaritë e tij. Shpresoja që të gjente një zgjidhje për të qenë në krye të klubit. Kam folur me të këto kohë, por jo për këtë çështje”, ka thënë Morati.

Fituesi i 16 trofeve si president ka folur edhe për pronarët e rinj. “Shpresoj që të kenë respekt dhe të plotësojnë kushtet për skuadrën që të qëndrojë në nivele të larta. Rritja e fondeve të huaja në Serinë A është një e mirë. Pa ndërhyrjet e të tjerëve një biznesmeni privat mund t’i ndodhë ajo që më ndodhi mua”, përfundoi Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"