Ish-portieri i Milanit vë bast për Piolin: Flasim me kohën, do të shihni një Milan super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 17:18

Ish-portieri i Milanit vë bast për Piolin: Flasim me kohën, do të shihni një Milan super

Nelson Dida, ish-portieri i Milanit dhe përgatitësi i portierëve kuqezi deri në vitin 2022, e njeh shumë mirë Stefano Piolin, duke qenë se ka punuar nga shumë pranë me të.

Nelson-Dida-of-Milan-looks-on-1564943135

Dhe duke parë të gjitha ndryshimet që ka bërë “djalli” këtë verë, braziliani është i bindur se sërish Pioli do të surprizojë, siç bëri sezonin e kaluar: “Mos e gjykoni kaq shpejt Milanin, pasi janë ende në një fazë ndërtimi. Është e vërtetë që disa ndeshje janë luajtur, disa rezultate jo të mira janë stampuar tashmë, por më besoni. Kur Pioli do të arrijë që të prekë tastet e duhura, do të shihni çfarë skuadre… Për Stefanon ka folur gjithmonë koha. Prandaj jepini pak durim dhe do të shihni një Milan super”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"