Ish-mesfushori i Çelsit flet për pensionimin e Hazardit: Zgjodhi familjen, refuzoi 1 milion euro në javë nga Arabia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 18:04

Ish-mesfushori i Çelsit flet për pensionimin e Hazardit: Zgjodhi familjen, refuzoi 1 milion euro në javë nga Arabia

Ish-mesfushori i Çelsit, Xhon Obi Mikel duke folur në “Vibe With Five” të Rio Ferdinand, u ndal tek tërheqja nga futbolli e Eden Hazard.2

Ai zbuloi se sulmuesi belg hodhi poshtë një ofertë të madhe nga Arabia pak para se të njoftonte pensionimin e tij. Në fakt, kishte dy ose tre klube saudite të gatshme t’i paguanin atij një milion euro në javë.

“Unë kam shumë para, ju e dini se si e jetoj jetën time. Unë nuk shpenzoj shumë para. Kam mjaftueshëm para për të jetuar me familjen time dhe për të rritur fëmijët e mi”, më tha Hazard rrëfeu Obi Mikel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"