Ish-menaxheri sulmon ashpër sulmuesin polak: Levandovski kishte frikë të luante në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 12:47

Ish-menaxheri sulmon ashpër sulmuesin polak: Levandovski kishte frikë të luante në Angli

Ish-menaxheri i Robert Levandovskit tregoi se sulmuesi i Bajernit refuzoi një transferim në Angli sepse kishte frikë se nuk do arrinte që të shënonte aq kollaj sa në Gjermani dhe jo për shkak të shiut siç ka thënë me shaka.

8678678

Me më shumë se 300 gola në Bundesligë që prej vitit 2010, sulmuesi polak është përfolur shpesh për një transferim të tij në Premier Ligë. Por ish-menaxheri i sulmuesit Sezari Kuçarski tha për televizionin gjerman “Sport1”:

“Mendoj se arsyeja e vërtetë ishte se ai nuk mendonte se mund të ishte aq efikas sa në Gjermani. Robert kishte me të vërtetë frikë për këtë”. Çelsi është një nga klubet e interesuara në merkaton e kësaj vere për të firmosur me bomberin e Bajernit, i cili dëshiron të transferohet në Barcelonë.

Ai ka arritur edhe akordin me katalanasit për një kontratë 3-vjeçare në “Camp Nou” dhe Bajerni pritet ta shesë tani që mbylli me sukses edhe operacionin e transferimit të Sadio Manesë nga Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"