Ish-drejtuesi i Vllaznisë: Ditë të zeza për shkodranët! Të hënave dhe të premteve prisni gola me shumicë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 22:38

Ish-drejtuesi i Vllaznisë: Ditë të zeza për shkodranët! Të hënave dhe të premteve prisni gola me shumicë

Vllaznia pësoi sot humbjen e parë në Laç pas katër javësh kampionat. Ambienti që e rrethon klubin kuqeblu vijon të jetë i ndezur dhe me kritika ndaj paraqitjes që ka bërë skuadra në këtë fillimsezoni.

shaba

Mirëpo, së fundmi në një prej televizioneve lokale në Shkodër, “Star Plus”, ka ardhur edhe një “akuzë” nga ish-administratori i Vllaznisë, Kujtim Shaba. Sipas tij, zhvillimi i ndeshjeve të Kategorisë Superiore të hënave, të martave apo të premteve, do të sjellë shumë gola dhe rezultate surprizë. Shaba mendon se pas humbjes në Laç, Vllazninë e presin ditë të zeza.

“Keni për të parë shumë surpriza në kampionatin shqiptar sa herë që do të luhen ndeshjet të premten, të hënën, të martën apo edhe të mërkurën. Ka për të pasur surpriza, por edhe shumë gola. Nuk është Laçi ekip që mund t’i bëjë 6 gola Teutës, sepse edhe kjo e fundit nuk ka ekip për të pësuar kaq shumë.

Vllaznia mund të fitojë në Laç nëse futet në fushë me besimin për ta bërë këtë, por nëse hyjnë si inferiorë dhe i tremb rezultati 6-1 i Laçit ndaj Teutës, mund të ketë pasoja. Madje mund të them se me humbjen në Laç, unë shoh ditë të zeza për Vllazninë. E them këtë në aspektin teknik dhe profesional”, ka thënë ndër të tjera Kujtim Shaba gjatë emisionit “Star Sport” të hënën në mbrëmje në televizionin lokal të Shkodrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"