Ish-drejtori sportiv motivon Vllazninë: Mbani kokën lart, bëni realitet ëndrrën e çdo shkodrani duke u shpallur kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 12:38

Ish-drejtori sportiv motivon Vllazninë: Mbani kokën lart, bëni realitet ëndrrën e çdo shkodrani duke u shpallur kampionë

Vllaznia u eliminua nga Kupa e Shqipërisë dhe tashmë do të luftojë për trofeun e kampionatit. Ish-drejtori sportiv i kuqebluve, Elvis Plori ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se skuadra duhet të jetë krenare dhe se mund të bëjnë realitet ëndrrën e çdo shkodrani duke u shpallur kampionë pas 23 viteve.

vllaznia

Postimi i plotë

Djem, duhet të jeni krenarë për çfarë po tregoni këtë sezon. Jeni duke dhënë shpirtin në çdo ndeshje dhe kjo shihet në përkushtimin e seriozitetin tuaj, prandaj mos u demoralizoni nga ky eliminim dhe vazhdoni me kokën lart sepse ju mund të bëni një ëndërr realitet. Të shpalleni kampion pas 23 vitesh dhe të bëni çdo shkodran të vendos foton tuaj në kornizë. Me besim e kokën lart, ju mundeni.

WhatsApp Image 2024-04-25 at 12.21.31

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"