Ironia e Kupës, Levandovski kthehet kundër arbitrit që e pezulloi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 14:27

Ironia e Kupës, Levandovski kthehet kundër arbitrit që e pezulloi

Federata Spanjolle e Futbollit i ka bërë publikë emrat e gjyqtarëve, të cilët do të drejtojnë çerekfinalet e Kupës së Mbretit që luhen të mërkurën dhe të enjten. Dy ndeshjet që spikasin më shumë janë derbi i Madridit si dhe përballja mes Barcelonës kryesuese në La Liga dhe Sociedadit të vendit të tretë.

levandovski

E veçanta nga federata spanjolle vjen pikërisht me gjyqtarin e takimit mes Barcelonës dhe Sociedadit.

Ajo ka caktuar Gil Manzanon për të vënë drejtësi në këtë takim, ku do të përballet sërish me Robert Levandovskin, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq në takimin e fundit të vitit të kaluar para Botërorit kundër Osasunës në Pamplona.

Madje, për shkak të Manzanos, Levandovski u dënua dhe me tri takime pezullim në La Liga pas relacionit të vetë gjyqtarit. Leva është i pezulluar në La Liga, por mund të luajë në Kupën e Mbretit, kështu që ai do të jetë titullar ndaj Sociedadit dhe pa dyshim Leva-Manzano do të jetë një nga imazhet e mbrëmjes në “Camp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"