Ironia e fatit/ 7 vite më parë Ramos e mbante për dorë, sonte Jamal i “gatoi” autogolin ndaj Barcelonës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 23:51

Ironia e fatit/ 7 vite më parë Ramos e mbante për dorë, sonte Jamal i “gatoi” autogolin ndaj Barcelonës (VIDEO)

Ironia e fatit! Në vitin 2016, talenti Jamal, ende fëmijë, doli nga tuneli i “Camp Nou”, i kapur për dore nga Serxho Ramos në “El Clasico”-n, Barcelona-Real Madrid.  

ramos jamal

Djaloshi i vogël, që dikur Ramos e mbante për dore, sot është një nga talentet më premtues te katalantasit, teksa i “gatoi” edhe autogolin që mbrojtësi i Sevijas shkaktoi mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës, në triumfin 1-0 të skuadrës së Ksavit.

Në minutën e 76-të, një krosim dhe një goditje me kokë e Jamal, gjen devijimin e Ramosit, që e dërgoi topin në portën e tij, duke i dhuruar fitoren Barcelonës.  

AUTOGOLI I RAMOS – VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"