Inzagi pa zë, Farris: Çfarë lojtari Mkitarian!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 21:41

Inzagi pa zë, Farris: Çfarë lojtari Mkitarian!

Simone Inzagi është duke i dhënë shpirtin dhe zërin këtij Interi. Aq shumë zë, sa nuk mund të flasë për mediat pas fitores kundër Empolit dhe në këtë mënyrë ka dërguar zëvendësuesin e tij Masimiliano Farris. “Edhe unë kam bërtitur, por kam pak më shumë zë sesa Inzagi këtë herë”, tha fillimisht duke folur. Henrikh-Mkhitaryan-6-1024x683

Më tej nisi të analizonte ndeshjen. “Barela ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, por në fakt po vjen nga i gjithë sezoni shumë i mirë. E gjithë skuadra bëri mirë në këtë ndeshje dhe donim ta nisnim me vrull. Nga një analizë e shkurtër që bëmë, ishim më mirë në pjesën e dytë dhe lojtarët e futur nga stoli na dhanë një dorë. Mbrojtësit? Golat me mbrojtës nuk janë aspak rastësi, por fryt i punës që bëjmë përditë”, shtoi Farris.

Ai u pyet edhe për faktin që Lautaros i mungojnë golat dhe për zëvendësimin që nuk e priti mirë. “Është normale. Ai erdhi i fundit nga kombëtaret dhe kishte pak stërvitje. Pavarësisht se nuk po shënon, sigurisht që na ka dhënë një ndihmë të madhe gjatë lojës. Kemi një repart të shkëlqyer në sulm me Arnautoviç dhe Sançez. Ky i fundit shënoi dhe jam i lumtur për të. Është një kampion i madh, ashtu siç është Mkitarian. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe po e shijojmë futbollin e tij. Duhet të vazhdojmë kështu sepse jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin që kemi. Derbi? Nuk e di sa pikë na duhen për të fituar titullin në derbi. Tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Udinezes, që është shumë e vështirë dhe duhet patjetër ta fitojmë”, përfundoi zëvendëstrajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"