Interi shpresonte ta afronte me parametër zero, sulmuesi i Francës refuzon ofertën e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 18:34

Interi shpresonte ta afronte me parametër zero, sulmuesi i Francës refuzon ofertën e zikaltërve

Interi është në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm, ku largimi i Lukakut duket i sigurt. Zikaltrit kanë piketuar shumë emra të ndryshëm, e një prej tyre, ishte edhe ai i francezit Markus Turam.

turam mbape

Lojtari mbyll këtë vit kontratën e tij me Borusia Mynshengladbah dhe në verë mund të largohet si lokjtar i lirë. Kjo ka shtyrë shumë klube, mes të cilëve edhe zikaltrit, që të interesohen për të.

Por futbollisti, i cili është djali i ish-mbrojtësit të Parmës e Juventusit, Lilen Turam, ka refuzuar ofertën e Interit. Sipas “SportMediaset”, ai u ka bërë të ditur përfaqësuesve të klubit zikaltër se nuk është i interesuar për momentin që të vazhdojë karrierën e tij në radhët e këtij klubi.

Për më tepër, Markus Turam pritet që shumë shpejt të bëjë publik edhe vendimin e tij se ku do të vazhdojë karrierën, për të mbyllur zërat që e shohin atë pranë një klubi apo një tjetri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"