Interi në dyshim për të ardhmen e Lukakut, sulmuesi belg përfundon në radarët e gjigantit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 11:31

Interi në dyshim për të ardhmen e Lukakut, sulmuesi belg përfundon në radarët e gjigantit të Premier Ligës

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e paqartë, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të tij, që e kanë detyruar të qëndrojë për shumë kohë larg fushave.

lukaku

Në një situatë të tillë, rinovimi i huazimit për një tjetër vit me Interin nuk duket më i sigurt me zikaltrit që kanë nisur sondazhet për të tjerë emra dhe me belgun që po dëgjon sirenat e klubeve të tjera.

Nëse Interi nuk e huazon edhe për një tjetër vit, Lukaku do të jetë i detyruar të kthehet në Londër, por ndoshta nuk do të jetë te Çelsi, klubi që ka në pronësi kartonin e tij.

Sipas “Daily Mail”, interes ka shfaqur së fundmi Totenhemi, që nëse do të ketë edhe një tjetër sezon nën drejtimin e Antonio Kontes, mund të synojë 29-vjeçarin si përforcimin e duhur për sulmin, gjithmonë në rast largimi të Herri Kejnit.

Marrëdhënia e mirë mes Kontes e Lukaku njihet nga të gjithë dhe sulmuesi mund të ketë mundësinë për të rilindur edhe një herë në tokën angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"