Interi “kryqëzon” gishtat, titullari i mbrojtjes shënjestron Juven për rikuperimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 13:05

Interi “kryqëzon” gishtat, titullari i mbrojtjes shënjestron Juven për rikuperimin

E ardhmja e Milan Shkriniarit do të jetë larg Interit, por sipas “Sportmediaset” ka një skenar që po tremb zikaltrit dhe që është i lidhur me dëmtimin e tij.

skriniar

Sllovaku po konsideron të mos zbresë më në fushë për Interin, për të mos kompromentuar transferimin tij te PSG-ja për ndonjë dëmtim edhe më të rëndë, edhe pse është i vetëdijshëm që kjo mund të sjellë përplasje dhe gjoba nga drejtuesit zikaltër.

Por deri në konfirmimin e këtyre lajmeve, 27-vjeçari po vazhdon rikuperimin me Inzagin që po shpreson ta ketë gati për Champions-in, edhe pse rikthimi i tij është planifikuar të jetë më i hershëm.

Stafi është optimist që sllovaku mund të testojë veten ndaj Juves më 4 prill ose maksimumi ndaj Salernitanës, për të qenë gati për Benfikën më 11 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"