Postuar: Tetor 2, 2023 | 15:31
“Interi, favorit për titullin”/ Ish-mesfushori i Juventusit: Mungon pjekuria tek bardhezinjtë, kritikat për Alegrin…
Ish mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç ka dhënë një intervistë për “Radio TV Serie A”, ku është ndalur tek klubi bardhezi dhe Masimiliano Alegri.
“Kishte më pak kritika për Interin, i cili nuk fitoi për dy vite radhazi, pavarësisht se ishte ekipi më i pajisur. Edhe tani zikaltërit janë favoritët për mendimin tim.
Tek Juventusi mungon pak pjekuria në mesfushë, i vetmi që e ka është Rabio, por mungon pak kreativiteti dhe aftësia për të menaxhuar lojën. Në Juventusin tim ishin Kedira, Matuidi, tani ka të rinj që duhet të rriten. Juventusi është me fat që ka Alegrin, i cili është shumë i mirë në menaxhimin e grupit”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"