Interi është skuadra që ndalon “Tripletat”, statistika e frikshme shpall zikaltërit fitues të Ligës së Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 20:45

Interi është skuadra që ndalon “Tripletat”, statistika e frikshme shpall zikaltërit fitues të Ligës së Kampionëve

Interi është gati për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve përballë Mançester Sitit, por një statistikë e publikuar së fundmi, i bën zikaltërit kampionë të këtij viti.

FBL-ITA-SERIEA-INTER-ATALANTA

Në tre titujt e fituar, Interi ka qenë gjithmonë skuadra më pak favorite për të fituar sipas basteve.

Jo vetëm kaq. Gjithashtu në të tre rastet, zikaltërit kanë fituar kundër tre skuadrave që kanë qenë shumë pranë “Tripletës”: 1964 – Real Madrid, 1965 – Benfika, 2010 – Bajern Mynih.

Tifozët e Interit shpresojnë sërish te e njëjta mrekulli, me Sitin që është dukshëm favorit sipas basteve dhe gjithashtu është vetëm një hap larg “Tripletës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"