Interes i madh për derbin e kryeqytetit, shitja e biletave vazhdon me ritëm të lartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 16:29

Interes i madh për derbin e kryeqytetit, shitja e biletave vazhdon me ritëm të lartë

Interesim i lartë për derbin. Edhe dje shitja e biletave ka shkuar shumë mirë dhe pritet një stadium i mbushur me bardheblu. Kur duhen edhe tri ditë nga sfida e madhe te Tirana janë gati.

tirana-partizani

Përballja kryesore e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të rikthehet më 3 dhjetor, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve.

Tirana është organizatore e kësaj sfide dhe si e tillë bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e 3 dhjetorit që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00.

Biletat shkojnë nga 500 lekë më e lira deri në 5000 lekë më e shtrenjta. Biletat e ndeshjes tashmë janë në shitje “online” dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"