Infermieria e Realit mbushet “plot”, Ançeloti humbet një tjetër titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 17:16

Infermieria e Realit mbushet “plot”, Ançeloti humbet një tjetër titullar

Mbrojtësi Dani Karvahal do të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave. karvahal

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm për të vlerësuar shkallën e shqetësimit në pulpin e majtë të pësuar në ndeshjen kundër Granadës.

Spanjolli do të mungojë në ndeshjet kundër Betisit, Union Berlin, Vijarealit, Alaveshit, Majorkës dhe Copa del Rey në janar. Objektivi i klubit kryeqytetas është ta rikuperojë atë për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletiko Madrid, të planifikuar për në 10 janar.

Rikujtojmë që të dëmtuar janë portieri Kurtua, Eder Militao, Çuameni, Eduardo Kamavinga, Luka Modriç, Arda Gyler dhe Vinicius.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"