Incidenti në Belfast, Ten Hag dhe Rashford mezi flasin me gojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 21:35

Incidenti në Belfast, Ten Hag dhe Rashford mezi flasin me gojë

Erik ten Hag dhe Markus Rashford mezi flasin me njëritjetrin, ndërsa presioni mbi trajnerin e Mançester Junajtid sa vjen dhe shtohet. Holandezi u zemërua me sulmuesin e tij kur doli për të festuar deri në orët e para të mëngjesit në Belfast muajin e kaluar, ndërsa ai do të humbiste edhe stërvitjen e asaj dite.

erik-ten-hag-speaks-with-man-utd-forward-marcus-rashford-after-taking-him-off-in-game-against-city

Menaxheri ndjeu gjithashtu se lojtari u përpoq ta mashtronte, duke pretenduar se incidenti kishte ndodhur 24 orë më herët se sa ndodhi në të vërtetë. Rashford u ndje keq në 26 janar, 48 orë përpara ndeshjes së “djajve” ndaj Njuportit në Kupën FA.

Por më vonë rezultoi se 26-vjeçar kishte qenë duke pirë dhe nukkishte shkuar në shtrat deri nëorët e para të mëngjesit parase të kthehej me një avion privat në Mançester. Ten Hag uzemërua dhe i kërkoi atij njëshpjegim. Ai e la jashtë ndeshjesme Njuportin, por e riktheu nëtakimin e radhës ndaj Uolvesit, ku Rashford edhe shënoi.

Por”The Sun” zbulon se marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit nuk është riparuar, pavarësisht se Ten Hag ka thënë publikisht se gjithçka është zgjidhur.Stafi i skuadrës është i shqetësuar se raporti mes tyre nuk dotë rikuperohet më si më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"