Incident në Milano, tifozi i Njukasëllit goditet me thikë dhe përfundon në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 13:01

Incident në Milano, tifozi i Njukasëllit goditet me thikë dhe përfundon në spital

Dueli Milan-Njukasëll i vlefshëm për ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Champions, pritet të ndezë Italinë.

FDHGF

Por një incident ka ndodhur gjatë mesnatës, ku një tifoz i Njukasëllit është plagosur nga një grup prej 7-8 personash.

58-vjeçari ka marrë një goditje me thikë në shpinë dhe dy në krahë. Më pas ai është dërguar në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton ngjarjen, por ende nuk dihet arsyeja pse tifozi anglez është sulmuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"