Imobile kërcënon Spanjën: Marr forcë me makaronat e mëngjesit dhe i mundim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 14:56

Imobile kërcënon Spanjën: Marr forcë me makaronat e mëngjesit dhe i mundim

Sulmuesi i kombëtares italiane, Çiro Imobile, ka folur për mediat e vendit të tij përpara gjysmëfinales në Ligën e Kombeve kundër Spanjës. Të enjten Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale në Enshede dhe Imobile uron të jetë protagonist në një sukses të mundshëm të axurrëve.

IMOBILE

Ai madje ka karikuar ekipin duke nënvizuar se me makarona që në mëngjes Italia mund t’ia dalë kundër “Furisë së Kuqe”. Për Çiron kjo është një ndeshje e veçantë edhe për një fakt tjetër, sepse ka debutuar pikërisht kundër Spanjës.

“E drejtë, kam debutuar ndaj tyre në një stadium që nuk ekziston më, ish-stadiumi i Atletikos së Madridit (Estadio Vicente Calderon). Ishte diçka e papritur në atë kohë, isha mirë me Torinon dhe më thirri Prandelli. Hyra për 15 minuta dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Në fund të lojës menjëherë kam biseduar me familjen time dhe nuk mund ta besoja se kisha luajtur për axurrët. Besoj se mund t’ia dalim. Makaronat për mëngjes më japin forcë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"