Imami kalon provën në Zvicër, do ta lërë Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2013 | 13:03

Imami kalon provën në Zvicër, do ta lërë Dinamon

ImamiMesfushori 21-vjeçar i Dinamos dhe Kombëtares Shpresa, Eni Imami, ka arritur ta kalojë me sukses provën njëjavore të bërë te skuadra e Biaskës në Ligën e Tretë zvicerane. “Jam shumë i lumtur që e kalova provën e grupit menaxherial, i cili më kishte në vëzhgim. Ende nuk është përcaktuar ekipi, pasi këtë herë vetëm provën bëra, të cilën e kalova me sukses. Në korrik do të shkoj atje dhe më pas do njihem me skuadrën që mund të luaj. Do vazhdoj të jem pjesë e Dinamos deri në fund të kampionatit, ndërsa theksoj se nuk ta diskutojmë qëndrimin në kategori”, – ka deklaruar Imami në një prononcim për “Panorama Sport”.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"