Ikja e Zhordi Albës, fundi i një cikli në Barcelonë/ Dy të mbetur nga skuadra e Champions-it në 2015

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 23:07

Ikja e Zhordi Albës, fundi i një cikli në Barcelonë/ Dy të mbetur nga skuadra e Champions-it në 2015

Ndryshimi ka mbërritur në Barcelonë. Katalanasit kanë kohë që punojnë për të rinovuar skuadrën e tyre. E kanë bërë me pak a shumë sukses në sezonet e fundit, por Barcelona e këtij sezoni ka qenë vërtet një revolucion i vërtetë. Jo më pak se tre kapitenë janë larguar ose janë drejt largimit nga katalanasit këtë sezon.

FC Barcelona v Juventus - UEFA Champions League Final

I pari ishte Xherard Pike, i cili u largua nga ekipi përpara se të niste kampionati botëror në Katar. Më pas erdhi njoftimi i Serxhi Busketsit dhe jo më larg se të mërkurën Zhordi Alba befasoi të gjithë, duke njoftuar tërheqjen nga klubi “blaugrana”.

Tri pesha të rënda në skuadër dhe gjithashtu tre nga lojtarët më të paguar në skuadër. Është e qartë se kjo supozon një lehtësim për arkat e klubit. Barça është ngushtuar prej disa kohësh, për manovrim për shkak të pagave shumë të larta. Por këto largime me siguri do të sjellin lehtësim për ata që janë në zyra dhe t’i lejojnë presidentit Laporta të bëjë një planifikim më të mirë për sezonin e ardhshëm.

_129854797_gettyimages-1488008309

PLANI SPORTIV – Barcelona mund të ketë fituar diçka sa i përket planit ekonomik. Por kur vjen puna në planin sportiv, katalanasit kanë humbur disa pika referimi. Po flasim për veteranët. Lojtarë që në një skuadër të re si ajo aktuale, shërbyen si fener për ata që sapo kanë filluar. Barcelona ka humbur gjithashtu përvojën konkurruese.

Diçka që vihet re në momente kyçe, siç është një ndeshje hipotetike në Champions League. Fakt është se me rrjedhjet e vazhdueshme nga skuadra, Barcelonës gati nuk i ka mbetur asnjë lojtar që ka fituar Ligën e Kampioneve. Nga skuadra aktuale, vetëm Mark-Andre Ter Shtegen ishte në finalen e Berlinit. Ai trofe u fitua edhe nga Serxhi Roberto, i cili luajti disa ndeshje në atë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm në kontinent.

Nëse është e nevojshme, të rinjtë do të duhet të përdorin përvojën e peshave të tjera të rënda. Lojtarët që erdhën verën e kaluar, por që e dinë se si është të fitosh Ligën e Kampioneve, edhe nëse kjo ka qenë me një fanellë tjetër. Ky është rasti i Robert Levandovskit (Bajern Mynih) dhe ishlojtarët e Çelsit, Kristensen dhe Markos Alonso.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"