Ikin 3 lojtarë, Shqipëria U-21 pret sot në miqësore Lihtenshtejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 9:42

Ikin 3 lojtarë, Shqipëria U-21 pret sot në miqësore Lihtenshtejnin

Shqipëria U-21 do të luajë sot në stadiumin “Niko Dovana” miqësoren me Lihtenshtejnin, duke nisur nga ora 19:00.u21-kombetarjaGrupi i lojtarëve është reduktuar një ditë para ndeshjes, pasi nga grumbullimi janë larguar 3 prej tyre, sipas asaj që bën me dije FSHF-ja. Trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje Stiven Shpendin, Leandro Frrokun dhe Behar Ismailin.

Nga sa bëhet me dije, Shpendi dhe Frroku janë larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi, ndërsa Ismaili për arsye personale. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë, gati për miqësoren e sotme me Lihtenshtejnin.

Pak ditë më parë Shpresat humbën 1-0 në Podgoricë ndaj Malit të Zi në kualifikueset e Europianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"