Ikën një lider i ekipit, tetë futbollistë të tjerë të Partizanit me një këmbë jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2024 | 0:07

Ikën një lider i ekipit, tetë futbollistë të tjerë të Partizanit me një këmbë jashtë

Humbja me Egnatian dhe diferencat që u vunë re në fushëpritet ta shtyjë Partizanin drejt një revolucioni në skuadër.

Partizani

Lojtarë titullarë janë në fund të kontratave dhe mund të largohen. Eljon Sota dhe David Atanaskoski s’kanë rinovuar kontratën që u skadon muajin e ardhshëm. Mes tyre dhe klubit nuk ka pasur ende bisedime konkrete dhe shanset e rinovimit janë zbehur ndjeshëm për të dy. I larguar mund të quhet edhe Skuka, i cili mbyll periudhën e huazimit dhe kthehet te Metzi. Në verë pritet të merret vendimi final mbi të ardhmen e dibranit. Leart Zekollit gjithashtu i skadon kontrata dhe s’është njoftuar asgjë në lidhje me rinovimin.

NË DYSHIM – Lojtarë të tjerë kanë kontratë, por qëndrimi i tyre te Partizani mbetet në dyshim të madh. Tedi Carës dhe Valentino Muratajt i skadon kontrata në qershor, por klubi ka aktivizuar vitin shtesë të parashikuar në kontratë. Gjithsesi, as kjo nuk e siguron qëndrimin e tyre, pasi vetë Murataj është shprehur se vendimtar do të jetë takimi me presidentin Demi. Maget Gueje është thuajse i sigurt se do të shitet. Mikuliç duket i larguar pa lënë asnjë shenjë. Mensah ka qenë çdo verë i përfolur për t’u larguar.

fdsgdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"