“Ik o Jul se nuk janë lojtarët e Tironës, nxënës shkolle”, tifozët bardheblu kontestojnë në fund, kapen edhe me Latifin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 22:20

“Ik o Jul se nuk janë lojtarët e Tironës, nxënës shkolle”, tifozët bardheblu kontestojnë në fund, kapen edhe me Latifin

Erzeni ka surprizuar sërish Tiranën duke e mundur me rezultatin 1-0 në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë me gol të Redon Mihanës në pjesën e parë.

Tirana tifozet

– Erzeni ia del sërish të mundë Tiranën. Edhe në sfidën e dytë fitoi 1-0, ndërkohë që nga 16 pikët që ka, 6 ua ka marrë vetëm bardhebluve.

– Tifozët e Tiranës shpërthyen në fund të sfidës kundër trajnerit të bardhebluve, Julian Ahmataj. Ata iu drejtuan trajnerit duke i thënë: “Ik o Jul se nuk janë lojtarët e Tironës, nxënës shkolle”.

– Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, ishte gjatë gjithë ndeshjes aktiv dhe shpesh gati sa nuk futej në fushë, duke marrë shpeshherë vërejtje nga arbitri i katërt.

– Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, teksa Najdovski shënoi gol dhe loja u ndërpre, tekniku i bardhebluve iu drejtua arbitrit kryesor Dyrmishit duke i thënë: “Jepe pra mo, se na plake”.

-Teksa Liridon Latifi po luante në krah dhe humbi topin në fundore, tifozët bardheblu të irrituar iu drejtuan kosovarit duke i thënë: “Ke mbaruar punë ti, ke ardh ke Tirona për të ble taka të reja”.

-Trajneri i Erzenit, Deliallisi, teksa arbitri vërshëllehu për mbylljen e sfidës festoi si “i çmendur” me të gjithë stafin aq sa entuziazmoi edhe tifozët shijakas, të cilët filluan të thërrisnin emrin e tij.

-Dy lojtarë nuk ishin të pranishëm në sfidën e djeshme me Tiranën. Bëhet fjalë për Kainën dhe Ardit Hilën që kishin shqetësime.

-Fjoart Jonuzi me tre kartonë të verdhë ishte në pankinë gjatë ndeshjes së djeshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"