Igli Tare: Short pozitiv, Kombëtarja do të surprizojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2015 | 9:09

Igli Tare: Short pozitiv, Kombëtarja do të surprizojë

tare1Ish-kapiteni i Shqipërisë, Igli Tare, e ka vlerësuar me nota pozitive shortin për Europianin e Francës për sa u përket rivalëve të kuqezinjve. Drejtori sportiv i Lacios mendon se Kombëtarja mund të bëjë surprizën në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Zvicra e Rumania. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Tare ka komentuar shkurtimisht shortin, duke thënë:

“Më duket short pozitiv për Shqipërinë, me dy skuadra që mund t’i surprizojë. Mund të ishte edhe më keq, por mendoj se Kombëtarja ka shanse me këtë grup”. Ndërkohë, vlen të theksohet se trajneri që drejton Zvicrën, pikërisht Vladimir Petkoviç, ka bashkëpunuar me Taren te Lacio, duke qenë për një periudhë jo të shkurtër si trajner i bardhekaltërve.

Igli e njeh mirë mentalitetin e boshnjakut, që tashmë i duhet të motivojë shumë shqiptarët e Zvicrës në një përballje emocionuese që do të kenë më 11 qershor të vitit 2016. Gjithsesi, Tare parashikon surpriza, duke besuar te Shqipëria e De Biazit. Mbetet për t’u parë nëse do të dalë profecia e ish-kapitenit, i cili tha i bindur se kuqezinjtë do të surprizojnë dy skuadra. Ndoshta e ka fjalën për Francën dhe Zvicrën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"