Idiotë klasikë, tifozët e Shefild tallnin kundërshtarët me foton e vogëlushit të vdekur Bradlej!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 21:29

Idiotë klasikë, tifozët e Shefild tallnin kundërshtarët me foton e vogëlushit të vdekur Bradlej!

Dy tifozë të “Sheffield Wednesday” janë arrestuar pas sjelljes së tyre tepër të neveritshme në ndeshjen e së premtes ndaj Sunderland, ku vendasit u mundën 0-3. Të dy u tallën me tifozët e Sunderlandit, me foton e Bradlej Louri, i cili vdiq gjashtë vjet më parë.

idioti

Në rrjetet sociale u shfaq një foto ku shiheshin dy tifozë duke qeshur dhe duke treguar imazhin e djalit të ndjerë, duke u tallur me tifozët vizitorë dhe duke shkaktuar një stuhi reagimesh dhe dënimesh nga nga opinioni futbolldashës.

“Të premten, dy burra u raportuan se kishin kryer një akt të turpshëm publik pas ndeshjes Shefield Wednesday kundër Sunderland. Oficerët arrestuan dy burra (31 dhe 27 vjeç), të cilët ndodhen në paraburgim. Hetimi është në fazën fillestare dhe ftojmë këdo që mendon se ka ndonjë informacion të na kontaktojë”, tha policia.

Për këtë skandal ka reaguar edhe vetë klubi i Shefildit:

“Jemi në dijeni të fotos që ka dalë në sipërfaqe dhe kemi nisur menjëherë hetimet e brendshme dhe po bashkëpunojmë me policinë. Ne e dënojmë pa rezerva këtë sjellje jashtëzakonisht të shëmtuar. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i kërkojmë falje për këtë shqetësim të madh familjes dhe miqve të Bradlejt”.

Fati i Bradlejt të vogël para 6 viteve tronditi të gjithë tifozët e futbollit, jo vetëm anëtarët dhe tifozët e Sunderland.

bradley

Tifozi i ndjerë Bradlej Louri në krahët e ish-lojtarit të Sunderland, Zhermi Defoe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"