“Ia dalim”, kapiteni i Besëlidhjes sheh vetëm fitore në Berat: Ndryshimet e shpeshta në stol nuk do të ndikojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 10:49

“Ia dalim”, kapiteni i Besëlidhjes sheh vetëm fitore në Berat: Ndryshimet e shpeshta në stol nuk do të ndikojnë

Pas një stërvitjeje të lehtë pasditen e së premtes, Besëlidhja e drejtuar tashmë nga Nikolin Çoçlli, u nis drejt Beratit. Sot lezhjanët do të ndeshen me Tomorin për llogari të javës së 9-të të kampionatit. Kjo transfertë është vërtetë delikate, për vetë pozitat që ka kundërshtari.

kledi dibra

E megjithatë, as ata vetë nuk janë në kushte komode. Vendi i 9-të i mban në “stres”, ndaj vetëm pikët e plota do t’i jepnin qetësi.

Këtë e thotë edhe kapiteni Kledi Dibra për “Panorama Sport”: “Pozicioni që mbajmë në tabelë dhe objektivat tanë, na detyrojnë që në Berat të luftojmë fort për të marrë maksimumin. Në këto dy javët e fundit kemi pasur lëvizje të njëpasnjëshme të stafit teknik, por kjo nuk ka ndikuar. Shpresoj që të mos ndikojë as në këtë ndeshje. Gjatë javës, ekipi është stërvitur intensivisht. Jemi të karikuar në të gjitha pikëpamjet. Pozitive është se pjesa dërrmuese e futbollistëve janë gati. E lamë pas ‘makthin’ e dëmtimeve. Tomori është përgatitur vetëm për fitore, ndaj na mbetet ne që të jemi të mobilizuar dhe luajmë me grintë. Ne duhet të luftojmë të japim maksimumin e kapacitetit tonë, duke e vendosur theksin tek eliminimi i gabimeve të deritanishme, që janë thuajse amatoreske”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"