I shënoi gol spektakolar Leisterit, talenti Mehmeti: Mund të kisha realizuar edhe një tjetër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 22:24

I shënoi gol spektakolar Leisterit, talenti Mehmeti: Mund të kisha realizuar edhe një tjetër…

Talenti shqiptar, Anis Mehmeti, u bë protagonist ditën e sotme me skuadrën e Bristol Sitit në ndeshjen e Championshipit anglez teksa realizoi golin e fitores ndaj Leisterit në sfidën që përfundoi me shifrat 1-0. 

IBRAAA

Në gol që për nga mënyra e ekzekutimit ishte shumë i bukur. 23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje preçize e të fortë me të majtën shkundi rrjetën për të ndezur festën te Bristol Siti. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, futbollisti shqiptar u shpreh:  

“Duhet të vazhdojmë të besojmë se jemi stërvitur shumë si ekip. Trajneri më ka besuar dhe jam i lumtur që po ia shpërblej. Besoj te aftësitë e mia, e dija që ishte një kontakt i mirë sa godita topi. Por jam i gëzuar për djemtë, kemi pasur disa javë të vështira ndaj është e mirë kjo fitore.  

Mund të kisha shënuar edhe një gol tjetër në pjesën e parë, por jam i lumtur për tre pikët.  

Mendoj se është përsëritje e asaj që bëj në stërvitje dhe tani e tregoj në fushë. E dija që do shkonte në rrjetë që në momentin që preka topin.  

Të gjithë e dinë sa shumë më pëlqen futbolli, se sa dua të tregoj çfarë di të bëj në fushë. Mua më pëlqen ajo që bëj dhe e di që kam punuar shumë për këtë.  

Kjo fitore tregon se çfarë mund të bëjmë nga ekipeve të mëdha. Duhet të vazhdojmë në çdo ndeshje. Ne kishim mungesë vazhdimësie, nëse gjejmë ritmin mund të tregojmë çfarë dimë të bëjmë në ndeshjet e mbetura dhe sezonin e ardhshëm. Ndaj Leisterit treguam se kushdo që vjen këtu, mund ta përballojmë e mundim”, u shpreh Mehmeti.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Supergoli i tij mposht Leisterin, talenti i cili u la jashtë planeve nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në Angli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"