I pezulluar për herë të dytë nga Tirana, mesfushori bardheblu drejt largimit në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 11:10

I pezulluar për herë të dytë nga Tirana, mesfushori bardheblu drejt largimit në janar

Ardit Hila dhe Tirana duket se do të ndahen në janar. Lojtari vazhdon të jetë i dënuar. Madje edhe nëse ka një marrëveshje mes palëve, rrugët do të ndahen në janar. Të paktën kështu bëjnë me dije burime te bardheblutë.

ARDIT HILA 1

Lojtari është pezulluar për herë të dytë pas sfidës që Tirana luajti me Kukësin për një përplasje mes tij dhe trajnerit Julian Ahmataj. Hila po qëndron dhe stërvitet veçmas me grupin.

Në janar, lojtari me shumë mundësi do të ndajë rrugët me bardheblutë. Duhet thënë se Ardit Hila ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë në sezonin e kaluar dhe në fillim të këtij sezoni për ekipin e Tiranës. Për Hilën ky është sezoni i dytë te Tirana, pas aventurave te Prishtina, Partizani dhe skuadra të tjera në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"