I përfundon kontrata në verë, portieri i kombëtares italiane i ofrohet Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 15:36

I përfundon kontrata në verë, portieri i kombëtares italiane i ofrohet Interit

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.

meret

Bëhet fjalë për portierin e Napolit, Aleks Meret, i cili duket se nuk do të rinovojë me kampionët e Italisë.

Kështu, sipas “SportMediaset”, gardiani i “axurrëve” i është ofruar Interit verën e ardhshme.

Ai mund të jetë një alternativë “luksi” për Inzagin, i cili duket se ka gjetur shumë siguri me Jan Zomer, i cili erdhi këtë verë nga Bajerni i Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"