I përfundon kontrata me Burrelin, mbrojtësi Kastrati i dyzuar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 20:00

I përfundon kontrata me Burrelin, mbrojtësi Kastrati i dyzuar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sezoni 2023-2024 u mbyll brenda pritshmërive për Burrelin. Endri Kastrtati është një nga futbollistët e skuadrës matjane, që i ka përfunduar kontrata. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, 26- vjeçari nga Drenasi, pohon se në adresë së tij kanë ardhur disa oferta.

KASTRATI BURRELI

Ndonëse tregohet i rezervuar, mësohet se për të janë të interesuar tri skuadra nga Kategoria e Parë në Shqipëri dhe dy nga Kosova. “Bashkë me përfundimin e kampionatit, ka marrë fund dhe kontrata ime me skuadrën e Burrelit. Gjatë këtyre ditëve kam marrë disa oferta, si nga skuadrat e Kategorisë së Parë, ashtu dhe dy nga ato kosovare. Është akoma shpejt për të vendosur. Të gjithë ofertat që do të më vijnë, do t’i studioj dhe do të vendos për atë që do të më rezultojë më pozitivja”, tha Kastrati, që prej disa ditësh ndodhet në Suedi për pushime. Në edicionin që lamë pas, mbrojtësi nga Drenasi shënoi 3 gola për Burrelin, dy prej të cilave kanë qenë përcaktuese në fitoret e skuadrës. Në fund të prononcimit, ai bën analizën e ecurisë së skuadrës matjane:

“I bëmë një mbyllje pozitive kampionatit. Tri fitoret e arritura në përfundim të kampionatit ishin përcaktuese për fatet e qëndrimit tonë në Kategorinë e Parë. Mundësitë për një renditje më të mirë ishin më se të munduara, por hapat fals sidomos në fushën tonë, ndikuan në pozicionim në renditje”. Me skuadrën matjane mbrojtësi kosovar është aktivizuar në dy sezonet e fundit. Në 30 ndeshjet e aktivizuar në edicion që lamë pas, ai është ndëshkuar shtatë herë me kartonin e verdhë dhe njëherë me të kuq.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"