I pari që i dha besim Brojës në Premier Ligë, ikona e Çelsit gati t’i rikthehet trajnimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 12:30

I pari që i dha besim Brojës në Premier Ligë, ikona e Çelsit gati t’i rikthehet trajnimit

Frenk Lampard duket se është pranë rikthimit në stol për të trajnuar një tjetër skuadër futbolli, por kësaj radhe përtej oqeanit.

Everton-boss-Frank-Lampard

Legjenda e Çelsit përflitet për një kalim të mundshëm te skuadra e Sharlot FC në MLS-në amerikane.

Gjithsesi Lampard nuk është opsioni i vetëm pasi në garë me të është dhe një tjetër anglez, Din Smith.

Lampard ka drejtuar në karrierën e tij skuadrat e Derbi, Everton dhe Çelsi, këtë të fundit dy herë.

Gjithashtu ish-mesfushori ka qenë i pari trajner që aktivizoi Brojën në futbollin profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"