I papunë, por refuzon 18 milionë euro neto në sezon! Ish-trajneri i Realit pret oferta vetëm nga Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 22:51

I papunë, por refuzon 18 milionë euro neto në sezon! Ish-trajneri i Realit pret oferta vetëm nga Anglia

Julen Lepetegui vazhdon të mbetet i papunë që nga momenti kur klubi i Ullvërhempton e shkarkoi nga drejtimi në verën e këtij viti. Por gjithsesi, trajneri ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë tjetër që nuk vjen nga Anglia, përfshirë edhe ato të çmendurat nga Arabia Saudite.

lopetegui

Mediat spanjolle kanë zbuluar se oferta që i kishte ardhur nga Al Itihad para se klubi saudit të emëronte Marcelo Gajardon, ishte e jashtëzakonshme. Klubi në të cilin luan Karim Benzema, i kishte ofruar ish-trajnerit të Real Madrid dhe Spanjës një rrogë prej 18 milionë eurosh neto në sezon, shifra që në Europë është thuajse e pamundur të sigurohen dhe do ta kishin bërë Lopeteguin një nga më të paguarit në botë.

Por trajneri spanjoll i tha “jo” ofertës, pasi është i vendosur që do të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë, ku kanë shfaqur interes disa klube. Ai është zhvendosur për të jetuar në Angli, ku po mëson më mirë gjuhën, në mënyrë që detyra e tij e re ta gjejë të përgatitur më mirë se në vitin te Ullvërhempton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"