I papërshtatshëm për skemën e Tudorit tek Lacio, Hysaj bën gati “valixhet”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 13:55

I papërshtatshëm për skemën e Tudorit tek Lacio, Hysaj bën gati “valixhet”

Elseid Hysaj është në rrugën e largimit nga Lacio. Këtë verë klubi pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër dhe një prej emrat që preken është edhe mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare që është pjesë e bardhekaltëve që prej vitit 2021.

hysaj

Hysaj mbërriti për herë të parë në Itali në vitin 2009, në moshën 15-vjeçare, duke iu bashkuar akademisë së të rinjve të Empolit. Më pas ai u ngjit në ekipin e parë duke luajtur nën urdhrat e Mauricio Sarrit. Në vitin 2015, ai ndoqi trajnerin te Napoli dhe pas ikjes së tij, punoi me Karlo Ançelotin dhe Xhenaro Gatuzon. Në vitin 2021, Hysaj firmosi një kontratë katër vjeçare me Lacion, për tu bashkuar sërish me Mauricio Sarrin.

Por, me dorëheqjen e ish-trajnerit të Çelsit dhe Juventusit nga stoli muajin e kaluar, Hysaj mund të ketë të njëjtin fat. Sipas gazetarit italian Nikolo Shkira, Hysaj do të largohet këtë verë, pa treguar ndonjë destinacion të mundshëm. Këtë sezon 30- vjeçari është paraqitur më së shumti në krahun e majtë të mbrojtjes. Tashmë, me ardhjen e Igor Tudor në stol, mbrojtja e Lacios formohet nga tri lojtarë dhe Hysaj konsiderohet i papërshtatshëm për këtë sistem taktik. Këtë sezon lojtari kuqezi ka luajtur 23 ndeshje mes kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampioneve, ndërkaq kur në stol u ul kroati Tudor, ai ka qëndruar në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"