“I padëshiruari” i tifozëve më pranë se kurrë largimit, drejtori i gjigandit turk zbarkon në zyrat e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 10:00

“I padëshiruari” i tifozëve më pranë se kurrë largimit, drejtori i gjigandit turk zbarkon në zyrat e Milanit

Ditët e fundit Fenerbahçe është rikthyer për të tentuar një ofensivë të re në janar për Rade Kruniçin. Në favor të një negocimi të mundshëm janë mungesa e një marrëveshjeje për rinovimin me kuqezinjtë dhe pozicioni i titullarit në rrezik duke konsideruar edhe rikthimin e Benaserit.

krunic

Klubi turk beson se mund ta bindë Milanin. Për të dëshmuar këtë fakt, drejtori sportiv i klubit turk Mario Branko do të zbarkojë së shpejti në Itali për të biseduar me drejtuesit e “djallit” për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Kruniçit në Turqi.

Stambollasit do të ofronin një kontratë me 3 milionë euro në sezon, praktikisht dyfishi i asaj që Kruniç paguhet aktualisht në Milano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"