“I njoh kush janë”, Uanda Nara zbulon identitetin e 3 modeleve në dhomën VIP të diskos me Ikardin: Jam tradicionale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 19:19

“I njoh kush janë”, Uanda Nara zbulon identitetin e 3 modeleve në dhomën VIP të diskos me Ikardin: Jam tradicionale

Pamjet e Mauro Ikardit teksa del nga dhoma VIP e një diskoje në Stamboll, kanë bërë xhiron e mediave turke e jo vetëm në ditët e fundit. Sulmuesi argjentinas sapo është pajtuar me Uanda Narën dhe kjo dukej si tradhtia e radhës në një çift i cili ka vazhdimisht probleme të ngjashme.

rreretretrt

Por ndryshe nga e kaluara, Uanda Nara nuk ka reaguar si zakonisht dhe me sa duket ka një arsye për në gjë të tillë. Ajo ka bërë të qartë në mediat argjentinase se i njeh tre vajzat që u filmuan duke dalë nga dhoma e diskotekës ku ishte edhe Ikardi.

xcxzcxzcxzxczxczxcz

“Janë partneret e trajnerëve të ekipit. Unë i njoh të gjitha. Nuk e di çfarë qëllimit kanë pyetjet tuaja por unë jam një  person shumë tradicional”, ishte përgjigja e saj ndaj gazetarit që i kujtoi këto foto. “Mauro është burri i jetës time. Ai është familja ime”, përfundoi argjentinasja, duke bërë të qartë se në këtë moment, nuk dyshonte se sulmuesi kishte shfrytëzuar mungesën e saj për ndonjë “të pabërë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"